Teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë.

Murrizi ka deklaruar se ish-ministri Tahiri mund të publikojë kaseta me filmime sot në orën 16:00, kur pritet vendimi final i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

"Të dashur kolegë të mazhorancës, mos e shihni si betejë mes jush dhe kolegut tuaj të ngushtë. Jam kundër kësaj beteje false që keni ju me njëri-tjetrin, me atë që zgjodhët vetë. Kampioni po shkon në gjykatë, nga ora 16:00 do të jepet vendimi. Mbase ka dhe ai ndojnë kasetë, ndonjë filmim në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë për ju, për këta, për ata që ishin këtu dhe zbritën. Nxitoni shpejt e votoni Kodin Penal, duhet të hyjë në fuqi sot në orën 17:00, se pas orës 16:00 do ju nxjerrë kasetat, videot nëpër ekrane, prandaj frenoni shpejt dhe ruani vete. Inshallah ju ka kapur bukur, aty ku ju ka filmuar", tha Murrizi.