Deputeti i Partisë Demokratike dorëzon mandatin

Postuar: 09/02/2018 - 16:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka dorëzuar sot mandatin e deputetit.

I zgjedhur për herë të tretë si përfaqësues i popullit në Kuvend, për shkak të një angazhimi të ri Eduard Halimi ka bërë me dije se nuk do të mbajë më postin e deputetit.

Halimi tregon se nga nesër do t’i përkushtohet një projekti afatgjatë të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan.

Reagimi i plotë

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.

Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht.

Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite.

Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.
Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.

Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite.

Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale.

Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Partia demokratike ka denoncuar sot në prokurori kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, në konferencën për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi një video nga rruga e

Kryeministri Rama ka postuar një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qaf

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi,

Gazmend Oketa hyri në politikë si një individ i plotësuar profesionalisht.

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Th

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

   Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.