Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje në lidhje me faktin se në cilin qark do të qëndrojë pas zgjedhjeve të 25 prillit, meqë do të kandidojë në Durrës dhe në Vlorë.
“Sa i përket Durrësit dhe Vlorës unë kam bindjen se objektivi bazë do të realizohet, dilema e shumëkujt është ku do rrish në Vlorë apo në Durrës. Unë do të rri atje ku më duan më shumë. Njerëzit e nënës janë në Vlorë, të babës në Durrës, do jetë garë mes dy palëve, unë do rri aty ku më duan më shumë. Në Durrës kam një pjesë të rrënjëve, por është dhe një nga asetet më të mëdha që ka ky vend dhe ka ardhur koha për të bërë ndryshim”, tha Rama.