699 turistë nga vende të ndryshme kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se kroçera “Gemini” me gjatësi 164 metra dhe flamur Bahamas ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga Korfuzi dhe do të qëndrojë e ankoruar në Durrës deri në orën 20.00, kur parashikohet të niset drejt Kotorrit (Mali i Zi).

Gjatë orëve të qëndrimit në vendin tonë, grupet e turistëve do të vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike në qytetet e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit.