Drejtësia italiane ka mundur të vërë në pranga një shtetas kosovar, kreu i një bande hajnash që aktronin kinse janë të sëmurë. 48-vjeçari me inicialet B. H. dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin kthyer në terrorin e aeroportit në Fiumicino, ku përmes mashtrimit plaçkitnin valixhet, kuletat, laptopët, telefonat celularë të gjeneratave më të reja dhe i-Pad.

Policia ka rënë në gjurmën e hajdutëve të ashtuquajtur “aktorë”, pas alarmit të udhëtarëve që udhëtonin përmes aeroportit Leonardo da Vinci, transmeton BW.

Mediat italiane bëjnë me dije se kosovari shtirej si i sëmurë me qëllim hutimin e udhëtarëve, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij, njëri prej të cilëve polak, kryenin grabitjen.

Identifikimi i bandës së hajdutëve u krye përmes kamerave të sigurisë që kishin filmuar skenën e vjedhjes së udhëtarëve, ndërkohë që është bërë e mundur vetëm kapja e shtetasit kosovar. Dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim.