Nëse ende nuk keni vendosur se ku do të kaloni mbrëmjet e kësaj të shtune dhe të diele, ku më bukur se duke shijuar lojën teatrale të artistëve tanë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Komedia “Princesha e Dyrrahut”, me autor dhe regjisor Vladimir Dodën, do të shfaqet premierë këtë fundjavë, 2 dhe 3 prill,

Ngjarjet zhvillohen në Dyrrahun e shek. XII. Doktor Niçefori, që është udhëheqësi i qytetit, është i dashuruar me Lukrecian, një zonjë aristokrate dhe e nderuar, por me një të kaluar të fshehtë.

Mes ndikimeve të ndryshme dhe eventeve “madhore ndërkombëtare” si luftra dhe Kryqëzata, pritet të vijë në qytet edhe i Dërguari fuqiplotë i Perandorisë që do ndryshojë edhe ekuilibrin e pushtetit.

Me autor dhe regji të Vladimir Dodës, kostumografi të Lira Zahirit, skenografi të Erti Bejdos dhe grimimin e Adelina Gjojdeshit, në këtë komedi interpretojnë aktorët: 𝗠𝗮𝗿𝘃𝗶𝗻 𝗧𝗮𝗳𝗮𝗷, 𝗔𝗹𝗲𝘀𝗶𝗮 𝗫𝗵𝗲𝗺𝗮𝗹𝗮𝗷, 𝗠𝗶𝗺𝗼𝘇𝗮 𝗠𝗮𝗿𝗷𝗮𝗻𝗮𝗸𝘂, 𝗗𝗲𝗹𝗷𝗮𝗻𝗮 𝗧𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶, 𝗝𝗮𝗵𝗼 𝗚𝘂𝗺𝗮, 𝗔𝗺𝗼𝘀 𝗭𝗮𝗵𝗮𝗿𝗶𝗮, 𝗦𝘂𝗲𝗹𝗮 𝗕𝗮𝗸𝗼, 𝗫𝗵𝗲𝗷𝗻𝗶 𝗙𝗮𝗺𝗮, 𝗚𝗿𝗲𝘁𝗮 𝗖𝗮𝗻𝗶, 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗴𝗷 𝗗𝗼𝗰̧𝗶 dhe 𝗩𝗹𝗮𝗱𝗶𝗺𝗶𝗿 𝗗𝗼𝗱𝗮.

𝘛𝘦𝘬𝘴𝘵𝘪 & 𝘙𝘦𝘨𝘫𝘪𝘢 | 𝘝𝘭𝘢𝘥𝘪𝘮𝘪𝘳 𝘋𝘰𝘥𝘢

𝘚𝘬𝘦𝘯𝘰𝘨𝘳𝘢𝘧𝘪𝘢 | 𝘌𝘳𝘵𝘪 𝘉𝘦𝘫𝘥𝘰

𝘒𝘰𝘴𝘵𝘶𝘮𝘦𝘵 | 𝘓𝘪𝘳𝘢 𝘡𝘢𝘩𝘪𝘳𝘪

𝘎𝘳𝘪𝘮𝘪 | 𝘈𝘥𝘦𝘭𝘪𝘯𝘢 𝘎𝘫𝘰𝘫𝘥𝘦𝘴𝘩𝘪

Një histori e inspiruar nga personazhi i Ana Komnenas, princeshë e Bizantit dhe e bija e Perandorit Aleksi i I.

Sipas traditës së Commedia dell’Arte, premiera më e re e Teatrit ndërthur evente dhe personazhe historike me elemente të fantazisë, duke trajtuar edhe fenomene aktuale ku në fund veset ndëshkohen dhe të rinjtë kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Për të rezervuar është vënë në dispozicion numri i telefonit: 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯, ndërsa orari i biletarisë: 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬.