Prishtina si rrallë ndonjëherë ka gumëzhitur nga festimi i Vitit të Ri.

Krisma të pandërprera dhe shkëlqimet e predhave nga më të ndryshmet me shpërthimet e tyre kanë shndritur qiellein e Prishtinës.

Pavarësisht vuajtjeve që shumica e qytetarëve kanë mund ti kenë përjetuar, ata nuk kanë kursyer që ti bashkohen botës së lumtur, mbase duke shprehur sërish optimizmin e tyre të pambarimtë për të ardhmen.

Gëzuar 2013-ta, kanë shpërthyer urimet dhe mesazhet nga të gjitha anët e Prishtinës dhe Kosovës, duke uruar për bashkim ndërshqiptarë në të ardhmen!