Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi dha dëshminë e tij në SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Dinamo, është ndalur në një prononcim për mediat.

Ai tha para gazetarëve se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështje që ka interes të SPAK.

U ftova për të dhënë një dëshmi si person që ka dijeni rreth një çështjeje që është interes i SPAK. Për një hetim që është interes i SPAK. Kaq mund të them se është pjesë e hetimit”, tha Mediu.

Pyetjes së gazetarit nëse kishte shpërdorur detyrën në atë periudhë, pra kur ishte ministër i Mbrojtjes, Mediu iu përgjigj: ‘Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK’.