Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës kanë nisur procedimin penal ndaj 7 të rinjve në Durrës, 4 djemve dhe 3 vajzave, pasi akuzohen se kanë ushtruar veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në në subjekt privat.

Të proceduarit janë:

D. N., 27 vjeç, O. M., 31 vjeçe, A. S., 26 vjeç, M. D., 28 vjeçe, E. Sh., 32 vjeç, I. J., 30 vjeçe dhe E. P., 22 vjeç.

Ndaj tyre u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.