Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka analizuar sot programin e qeverisë Rama, pas betimit të kësaj të fundit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në analizën ekonomike që Fortuzi i bën programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme ai thekson se mungon transparenca publike për problematikat urgjente të shoqërisë shqiptare, mungojnë treguesit kryesorë për rritjen ekonomike dhe numrin e vendeve të punës, shuma e subvencioneve që parashikohet të jepen për fermerët, shuma e investimeve në infrastrukturë, shëndetësi, arsim etj.   

“Përfundimisht ky program më duket sikur të ishte hartuar për interes të minishengenit ballkanik…shpresoj që të mos gëlltitet gjatë nga shqiptarët për të pritur”realizimin”e tij”,– shkruan Fortuzi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Qeveria “Rama 3”sot u betua para Peresidentit të cilin de jure e kanë shkarkuar.

Nuk dua të merem fare me këtë çështje sepse është politike, por ajo që

më shqetëson më shumë si qytetar dhe profesionist i sferës ekonomike është programi i kësaj qeverie i cili më sjell në kujtesë programin e miratuar në Kongresin e 9-të PPSH-së nga Ramiz Alia.(pa opozitë)

Konkretisht këtij programi përveç butoforisë dhe mungesës së profesionalizmit(miratuar kjo në heshtje edhe nga  opozita e sotme që mundohet  të derdhë lot krokodili,pa paraqitur asnjë program alternativ në Kuvend)i mungojnë:

1.Transparenca publike në lidhje me  problematikat urgjente që ka sot shoqëria shqiptare.

2.Mungojnë treguesit kryesorë për tu arritur si rritja ekonomike ose rritja GDP gjatë këtyre 4 viteve,nr i vendeve të reja të punës,vlera e investimeve publike,shuma e t’ardhurave që do të arkëtohen nga tatimet dhe taksat etj.

3.Mungon shuma e  subvencioneve për bujqêsinë dhe fermerët.

4.Mungon shuma e investimeve qe do shkojnë për infrastrukturën e transportit publik si ndërtim hekurudhash,metro etj.

5.Mungon shuma e investimeve për shëndetësinë si spitale,pajisje,nr shtretërish etj.

6.Mungon shuma e investimeve për militarizimin e ushtrisë në kuadër të Natos (me qëllim që të mos katandisemi si Afganistani).

7.Mungon strategjia për forcimin e sistemit para universitar dhe atij universitarë.

8.Mungon platforma për parandalimin e emigrimit të trurit dhe brezit të ri.

9.Mungon strategjia pë të bërë një konkurencë fiskale me barrë tatimore të ulët krahasuar me vendet e rajonit.

10.Rritja e pensioneve që parashikohet me 5% në vit nuk mbulon as inflacionin vjetor të lekut.

11.Nuk parashikohet asnjë strategji për stimulimin e emigrantëve që rikthehen për të investuar.

Përfundimisht ky program më duket sikur të ishte hartuar për interes të minishengenit ballkanik…shpresoj që të mos gëlltitet gjatë nga shqiptarët për të pritur”realizimin”e tij.

Fundjavë të qetë