Matias Lloci ishte protagonisti i fitores së Teutës ndaj Tiranës pasi një gol i tij i dha suksesin durrsakëve. Një fitore që ka larguar skuadrën nga vendi i 9-ë në renditje ku gjendej prej dy javësh. Lloci foli për sfidën me Egnatian dhe çfarë pret këtë sezon Teuta. Mesfushori thekson se skuadra e tij do të jetë e fokusuar 100 për qind në ndeshja e radhës dhe do të arrijë të marrë maksimumin.
Teuta tregoi një mobilizim ndaj Tiranës që u reflektua edhe në rezultat pozitiv, sa vlen ky sukses?
Vlen tri pikë dhe një hap përpara. Ekipi bëri atë që duhej, të fitonte ndeshjen, por ky sukses na jep besim për sfidat e radhës. Edhe pse me rezultat minimal ishte një tri pikësh me shumë vlera, mjaftueshëm për t’u larguar disi nga zona e kuqe. U pa një Teutë me dëshirë për të fituar dhe qarkullimin e topit në të gjithë sektorët e fushës.
Ai ishte fitorja ndaj Tiranës një mesazh për rivalët?
Ne duhet t’i japim mesazh vetes, por është gjithashtu e vërtetë që këtë javë fituam kur edhe të gjithë të tjerët fituan. Duhet të rikuperojmë dhe të bëjmë mirë.
Po vështirësitë e shpeshta që has ekipi në sulm si i shpjegoni?
Nuk kam parë një sulm në vështirësi, na duhet të vertikalizonim më shumë, por ekipi u shfaq i rregullt. Mund të them se vazhdimësia ka qenë pika jonë e fortë, por dhe kemi shpërdoruar shumë. Ajo që ka rëndësi, megjithatë, është fitorja dhe ne e arritëm me dëshirën e duhur. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias.
Deri ku mund të shkojë skuadra këtë sezon?
Jemi në fazën me interesante të kampionatit sepse na presin ndeshje të vështira, por unë mendoj që nëse vijojmë kështu, me këmbë në tokë dhe të punojmë fort në stërvitje, do bëjmë mirë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë me Egnatian dhe shpresojmë ta kalojmë me sukses.
Si është gjendja e skuadrës?
Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Harmonia dhe çdo gjë është në rregull, tani shpresojmë që t’ia dalim me sukses në ndeshjen me Egnatian.
Sa e vështirë do jetë kjo ndeshje?
Padyshim që Egnatia kërkon përqendrim maksimal pasi është një skuadër shumë e mirë dhe ka cilësi brenda. Gjithsesi kundër tyre do të kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë e të marrim një rezultat pozitiv.