Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e pedagogëve, duke bërë thirrje për mbështetje në protestën e 5 tetorit.

“PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor.
PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do trondisë nga themelet regjimin monist.
U bën thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor”, tha Berisha.