Anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike dhe jo vetëm janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Durrës mbrëmjen e sotme në shenjë proteste pas vdekjes së 31-vjeçarit, Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.

Përveç pankartave që mbajnë në duar, protestuesit paqësorë kanë ndezur qirinj në ambientet e jashtme të komisariatit.

Ndërkohë protesta ka filluar edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa në Tiranë protestuesve i është bashkuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.