Banorët e Porto Romanos në Durrës kërkojnë marrjen e masave dhe largimin e një biznesi që tregton gaz të lëngshëm nga vendi ku gjendet aktualisht.
Biznesi është përballë shkollës 9-vjecare “Met Hasa” dhe banorët thonë se përbën rrezik për jetën e fëmijëve të tyre.
Aktualisht shkolla “Met Hasa” po prishet, pasi do të ndërtohet e re, ndërsa nxënësit po e zhvillojnë mësimin në turnin e pasdites në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë.

Banorët thonë se kanë ndodhur disa incidente tek subjekti që tregton gaz dhe kërkojnë që ai të zhvendoset në një zonë ku nuk ka banesa, ashtu siç fuksionojnë këto lloj biznesesh pa vënë në rrezik sigurinë e njerëzve.
Në shkollën 9-vjecare “Meta Hasa” mësojnë 173 nxënës si dhe 27 fëmijë në kopsht. Shkolla e re parashikohet të jetë gati në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa fondi për ndërtimin e saj është 233 milion lekë.