Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.

Kandidatja për kryetare Bashkie, Emirjana Sako i tha grave dhe vajzave të pranishme se forca e saj e vetme në këto zgjedhje është puna.

“Para 13 vitesh kur hyra në bashki si specialiste arkitekte nuk ma merrte mendja që do ta kisha nëj mundësi të tillë. Për këtë falënderoj Kryeministrin Rama, Partinë Socialiste dhe çdo socialist të thjeshtë.  

Sot jam para jush jo për fjalë e premtime por i vetmi argumenti i imi është puna. Është e vetmja forcë e imja.  Unë kam qenë krah Kryeministri Rama në çdo shtëpi që kemi rindërtuar. Ky projekt pas tërmetit ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm. Ne kemi projekte shumë të mira përpara.

Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë”, tha ndër të tjera Sako.

Sako kandidon më 6 mars përballë Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Ardian Mukës së koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.