Situata më e fundit globale me luftën në Ukraine po detyron edhe Shqipërinë që të shtojë flotën e saj të marinës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një ndjekjes së stërvitjes 2-ditore “Grupex-22” që u zhvillua në bregdetin shqiptar, deklaroi qeveria do të investojë në fushën e ushtarake.
“Jemi në proces të identifikimit në mënyrat më të mira se si mund të kemi një përgjigje më të mirë të të gjitha nevojave për mirëmbajtje, por edhe siç e thashë të ndërtimit, blerjes së anijeve të tjera siç i kemi në objektivat e kapaciteteve”.
Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra theksoi se pas kësaj stërvitjeje anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin nga Shëngjini në Sarandë për sigurimin e sezonit turistik dhe parandalimin e trafikut te paligjshëm.
“Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave”.
Sakaq, ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria është e gatshme të presë edhe një tjetër stërvitje të madhe të forcave të NATO-s, siç ishte ajo Defender 21.
Në stërvitjen Grupex-22 dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut.