David Kryemadhi nuk është i panjohur për publikun, me punimet e tij ai e ka gjetur mënyrën të ndryshme për t’u afruar tek artdashësit edhe në qytet.

Studimet e larta i ka kryer një dekadë më parë në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano për Grafikë Artistike, të gjitha teknikat tradicionale dhe specializimin për Teknologji të Reja të Artit në zhanrin e kinemasë dhe videos.

Së fundmi jetën artistike ai e ndan me pedagogjinë, një tjetër aspekt që i jep po aq gëzim.

Legjendat dhe folkori aziatik, por edhe ai shqiptar, janë burim i pashtershëm frymëzimi për të, ndërsa kthehet pas në fëmijëri, kur kujton se si ndikim të madh tek ai kanë patur seritë e filmave vizatimor si “Dragon Ball” apo “Njeriu-tigër”.

Kryemadhi flet me entuziazëm për punimin e tij të fundit, novela grafike “Mallkimi i Shpatës”, bashkëpunim me një tjetër autor nga kontinenti i largët.

E ndërsa vetë ka gjetur një formë për të mos e humbur pasionin, është i bindur se artistit në Durrës i duhen më shumë hapësira për t’u ekspozuar.

H.H.