25 dhjetor 2014 – Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo pushimet e fundvitit po i kalon në Dubai. Ai udhëtoi drejt shtetit arab pas suksesit në Marok në Botërorin e Klubeve së bashku me Irina Shayk dhe djalin e tij Cristiano Jr.
Por një vendim i tillë duket se ka zemëruar nënën e portugezit, e cila ishte kundër udhëtimit të çiftit në Dubai pasi dëshironte t’i kishte afër në këto ditë feste.





