Një pushues në Durrës është gjendur në një situatë aspak të këndshme, e cila është shumë e ngjashme me ngjarjen e “Mihalit” në jug të vendit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket një grua që ka dalë me një shkop para pushuesit pasi ky i fundit ka refuzuar që t`i jepte paratë që ajo kërkonte për parkingun e makinës.

Në video duket që pronarja e hotelit del me shkop në dorë, me qëllim për të frikësuar pronarin e makinës.

Nga ana tjetër pushuesi përgjigjet: Nuk ta kam frikën!

Gjithashtu aty pranë ndodhen dhe disa persona të tjerë të cilët përpiqen të ndalojnë konfliktin.

Nuk dihet se si ka vijuar më tej debati mes tyre, nëse pushuesi ka paguar apo nëse ka qënë pronarja e hotelit ajo e cila është tërhequr.