Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara thotë që qeveria Rama është një sekt hajdutësh që është kapur nga një grup njerëzish.

Cara ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku fton durrsakët ta votojnë më 14 maj, pasi ai beson që ka ende qytetarë të ndershëm që duan ta bëjnë ndryshimin!

Postimi i plotë:

Unë besoj që ka ende qytetarë të ndershëm që duan ta bëjnë ndryshimin!

Rama dhe ky grup njerëzish që kanë kapur Durrësin, nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët. Qeveria Rama është një sekt hajdutësh!

Ndaj, ftoj me 14 Maj, çdo qytetar të Durrësit, të bëhemi bashkë për shtëpinë tonë të madhe!