Një 47-vjeçar në Durrës ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne.
Dyshohet se viktima, i identifikuar me inicialet A.P., është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte, e për pasojë ka humbur jetën në vend.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.