Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në kuadër të paktit për universitetin. Rama sulmoi pedagogët teksa u shpreh se ata u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit dhe se duan të shmangin verifikimin e titujve.
“Pedagogët u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë. Kanë lidhje me atë që duan të shmangin verifikimin e titujve. Duhet ndaluar shitja e librave në këmbim të notës. Verifikimi i titujve i takon universiteteve jo qeverisë. Mekanizimi ka qenë aty. Nuk me rezulton që të jetë bërë. Vlerësimi i titujve ka qenë pike e nxehtë e protestës së studenteve. Shumica e pedagogëve nuk meritojnë të shikohen si armiq se janë të maskuar me tituj falso. Ata nuk e pranojnë vlerësimin e studentëve. Autonomia e Univeristeve nuk duhet të jetë jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Ajo protestë e studentëve ne na ka përmirësuar dhe ne do të bëjmë pjesën tonë me logjistikë, financim të studenteve, të bursave etj. Qeveria nuk ka të drejtë të urdhërojë Universitetet”,– tha Rama.
Duke u ndalur te Pakti për Universitetin të arritur pas protestave studentore, Rama sqaroi studentët për çdo paqartësi. E ndërsa ata duartrokitën, i pari i qeverisë nuk i kurseu batutat por u shpreh: “S’ka nevojë për duartrokitje më pëlqejnë më shumë kur studentët cohen dhe krijojnë situata provokatore. Nëse këtu s’ka provokator thirrini se më paska marrë malli”,- u shpreh ai.