Ish-kryeministri  Sali Berisha ka mbledhur grupin e tij parlamentar në selinë blu, ku ka diskutuar për komisonet hetimore dhe mohimin e shqyrtimit të rezolutave nga Kuvendi.

Berisha u ndal te rezoluta për gjenocidin serb, ku tha se nuk u paraqit as për konsultim me erdhër të Ramës, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është argat i Vuçiç

“Rezoluta për gjenocidin serbe, nuk paraqitet as për kosulmin në komisione. Ishte agjente e korruptuar e parlamentit, Linda e Parlamentit. Di që Rama është një argat i Vuçiçit dhe bllokon këtë me urdhër të tij.

Genocidi serb në Kosovë, është ciklik, dhe aktet e fundit u kryen në operacion Patkoj gjatë 99. Gjenocidi është i dokumetuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në fshatrat e Lumës. Genocidi serb ka hyrë në traktaktet në genocide si genocidi i Lumës.

Në Lumë, në vitin 1913 kanë kryer krimet më monstruoze, kanë djegur dhe ekzekutuar mbi 600 banorë në fshatin Topojan etj. Komisioni i krijuar për hetimin e shkaqeve dhe krimeve të luftës, ka konluduar se barbaritë e Lumës ngjiten në nivelin e genocidit.

Rama bllokon jo vetëm genocidin serb, por urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendonren e ngritur në kujtim dhe nderim të viktimave të genocidit serb të Lumës. Ndaj dhe ne nuk pajtohemi me këtë dhe do të insitojmë gjera të paraqitet rezoluta që dënon genocidin serb të Kosovës, por edhe të Lumës.

Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse njohja e të shkuarës dhe refletikimi mbi të që e ardhmja të os lejojë përsëritjen e këtyre akteve”, tha ai.

Berisha u ndal dhe te komisioni hetimor për aferën Rama-McGonigal, ku u shpreh se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje, ndërsa hodhi akuza ndaj drejtësisë për përfshirë në këtë skandal.

Vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për aferën Rama-MgGonigal, ku Rama është autor kryesor së bashku me Deripaskën dhe McGonidal. Rama ka kryer një sëri aktesh të dënuar. Afera McGonigal është një nga skandalet më të mëdha. Rama përdori McGonigal si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Rama u bë pjesë e gjobvënies së ekipit MgGonigal. Nuk mund të ketë një vend tjetër në botë, ku drejtësia nuk thotë asnjë fjalë. Drejtësia ka qenë dhe është në vorbullën e aferës Rama- McGonigal. Ne do të insistojmë dhe nuk heqim dorë nga fuksioni ynë kushtetues të konstrollit të funksionit të ekzekutivit”, tha ish-kryeministri.

Berisha u ndal dhe te ngritja e një komisoni për shpenzimet e Ramës dhe te ligji i parashkrimit.

“Misioni tjetër hetimor që prej, është koisioni që lidhet me shpenzimet personale të Ramës. përdorimi i avionit me dhomë gjumi në dispozicion. Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia.

Ligji tjetër që pret është ai i parashkrimit, që fakton s është një aminsiti për hajdutët dhe nuk mund të eksiztojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e thjeshtë le ta gëzojnë, por zyrtarët e lartë jo. Cështja e ndëshkimit të korrupsionit është cështje strategjike, ku duhet të marrim cdo masë qaë ministrat e deputetët të mos shpëtojnë nga asnjë masë. Në këtë mënyrë, njerëzit e vjedhur, të varfëruar nga vjedhja, do të kenë si ngsuhëllim se drejtësia do të bëhet për ata”, tha ai.