Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në episodin e tretë të “Podcast”-it “Flasim”, të ketë të ftuar kryebashkiaken dhe njëkohësisht kandidaten e Durrësit për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Emiriana Sakon.

Teksa ndodhet në regjim shtrati deri në rikuperimin e tij shëndetësor për shkak të operacionit në apendesit, këtë të mërkurë Rama publikoi në mëngjes një pjesë të shkurtër nga podcasti i regjistruar para operacionit që do të transmetohet i plotë të shtunën.

Kreu i qeverisë me batuta i thotë Sakos se sa herë i ka thënë burri që ta lërë këtë punë, por kryebashkiaja thotë se e ka paralajmëruar që para se t’i futej rrugës së politikës.

Veç punës së saj në krye të bashkisë së Durrësit, Sako ka treguar edhe detaje nga jeta e saj familjare.

Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.

Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha.

Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja deri në punë.

Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lëre fare?

Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.

Rama: Për një fëmijë, t’i bëre dy.

Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.