“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që kryeministri Edi Rama iu dërgon të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video, nga ku ka marrë pjesë në prezantimin e ambienteve të reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.
Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.
“ERTV Live: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”, shkruan Rama.