Nis faza e dytë e punësimit të 240 elektricistëve të rinj pranë OSHEE-së.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama theksoi se çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në moshën 35 vjeç mund të aplikojë në 12 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin.

Aplikimet do të jenë të hapura për 30 ditët e ardhshme.

“Nis faza e dytë për punësimin e 240 elektricistëve të rinj pranë #OSHEE
Çdo i ri ose e re, nga mosha 18 deri në moshën 35 vjeç, mund të aplikojë për të qenë pjesë e kompanisë në të 12 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin
Aplikimet do të jenë të hapura për 30 ditët e ardhshme;
Link https://oshee.al/portali-i-punesimit/
#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, thote Rama.