Në daljen për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është pyetur për luftën në Ukrainë dhe largimin e mijëra rusëve nga Rusia pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimitr Putin.

Rama u shpreh pro hapjes së dyerve për ta dhe u përgjigj duke thënë: “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”.