Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s.
Një ditë më parë, Rama zhvilloi një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.
Gjithashtu Rama zhvilloi takim dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilësoi se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.