Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Rama prezanton deputetët fitues të PS-së në qarkun Durrës, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ku katër prej tyre bëhen për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 8 deputetë në qarkun e Durrësit:
Klodiana Spahiu – mandati 5
Milva Ekonomi – mandati 3
Loer Kume – mandati 1
Skënder Pashaj – mandati 1
Aurora Mara – mandati 3
Arkend Balla – mandati 2
Etleva Budini – mandati 1
Ani Dyrmishi – mandati 1