Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në Instagram mbi protestën, duke publikuar foton e një djali të vogël pranë Kërpudhës te Kryeministria teksa pikturon, dhe një foto të asaj që ka mbetur pas shkatërrimit gjatë protestës së sotme.

"Zgjedhja është e qartë: Mund e durim për Shqipërinë që duam apo rrumpallë e rrënim për Shqipërinë që kishim", shkruan Rama.