Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për falimentimin e linjës së parë ajrore shqiptare, "Air Albania", gjatë një takimi me studentët e universitetit të Vlorës.

Teksa në media ishin shtuar zërat se “Lasgushi” ishte kthyer në Stamboll, kryeministri Rama sqaroi se kjo kompani vijon aktivitetin.

“Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi lasgushi ,jo ik bashkë me të. “Air Albania” para se të nisë punën duhet të mbyllte prodecurat legale te autorizimeve. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen do të merret çertifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare. Kemi marrë një përrgjigjë pozitive”, sqaroi Rama.