Pasi u fotografua gati-gati duke dremitur në Kuvendin e Kosovës, shqiptarët janë revoltuar me një tjetër gjest të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i ftuar në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rama është filmuar teksa flet në telefon për një kohë të gjatë, në skenën e improvizuar pak çaste përpara se të niste ceremonia. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli afrohet pranë kryeministrit Rama, por ky i fundit as nuk e përshëndet fare.

Më pas vijnë me radhë edhe presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe shumë udhëheqës të institucioneve të Kosovës, por Rama vijon të flasë në telefon, një skenë që të sjell në kujtesë ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, i cili për minuta të tëra la në pritje kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lind pyetja, me kë person kaq të rëndësishëm po fliste Rama në telefon, sa që as nuk denjoi të kthejë sytë nga të pranishmit???