Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kreu i qeverisë ka takuar këtë të mërkurë të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“New York – Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, shkruan Rama, i cili ka shpërndarë edhe foto nga takimi mes tyre.

Ditën e djeshme Rama ka patur një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një ftesë nga Borrell ku ka pasur edhe diskutime lidhur me atë çfarë do të ketë në fokus Asambleja e Përgjithshme.

Ndërkohë kryeministri pritet që të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të shtunën.