Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas njollosjes me bojë në fytyrë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë seancës së sotme plenare.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se opozita në Shqipëri, ka vizion Vezën e Lulit, ide Çizmen e Doktorreshës dhe program Bojën e Palothës, duke u tallur sërish me mënyrë e tij të të folurit.
POSTIMI NË FACEBOOK
"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës.
Ndërsa në një postim në Instagram, Rama ka publikuar foton e shiringës me të cilën Paloka e gjuajti me bojë ku shkruan: "Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit."