Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme në Durrës ka vizituar edhe lagjen 18, ku po kryhet ndërhyrja rigjeneruese në bllokun e banimit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale informon se “Ky investim ka rehabilituar pallatet parafabrikate me qëllim efiçiencën e energjisë si dhe po kryhet lyerja e këtyre godinave, do të hiqen depozitat nga tarracat pasi furnizimi me ujë do të jetë me sistem të qendërzuar.”

Ndër të tjera Sako shkruan se përveç përmirësimit të jetës së banorëve ky investim do të rrisë edhe vlerën e pronës së tyre, si dhe do të rrisë ekonominë e bizneseve të vogla.

Postimi i plotë:

Me kryeministrin Edi Rama në lagjen 18 ku po kryhet investimi i cili po transformon këtë lagje. Ky investim ka rehabilituar pallatet parafabrikate me qëllim efiçiencën e energjisë si dhe po kryhet lyerja e këtyre godinave, do të hiqen depozitat nga tarracat pasi furnizimi me ujë do të jetë me sistem të qendërzuar. Po kështu të gjitha kuartallet midis pallateve do të jenë me lulishte e kënde lojërash për fëmijë. Pra, ky investim do sjellë jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të zonës, rritjen e vlerës së pronës së tyre si dhe rigjenerimin urban të zonës, por do të rrisë edhe ekonominë e bizneseve të vogla të kësaj lagjeje. E gjithë kjo zonë do të jetë tërësisht e transformuar ashtu siç po e transformojmë të gjithë Durrësin drejt një qyteti evropian.