Milot Rashica dhe Enea Mihaj mund të ndërrojnë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës dhe mbrojtësi i qëndrës i kombëtares shqiptare po spikasin me skuadrat e tyre respektive në këtë sezon dhe gjatë verës mund të transferohen në ekipe më të forta.

Rashica i cili ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit të Werderit mes Kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e Crystal Palace të cilët e shikojnë si pasuesin ideal të Wilfried Zaha i cili do të shitet. Ka shumë mundësi që e ardhmja e talentit kosovar të jetë në Premier League dhe pikërisht në Londër te Crystal Palace.

Përsa i përket Enea Mihaj pavarsisht se pësoi një dëmtim të rëndë kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë, mbrojtësi i talentuar në ato 10 takime që është aktivizuar në këtë sezon me skuadrën e Panetolikos ka spikatur jo pak dhe për 20-vjeçarin po interesohen kryesuesit e Superligës greke.

Mihaj ka përfunduar në radarët e Paokut të Selanikut dhe transferimi i tij te kjo bardhezinjtë do të ishte një hap i madh në karrierë për talentin kuqezi.