Policia e Durrësit ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur tek ish-URT, ku u dogjën tre mjete, dy prej të cilave janë shkrumbuar në pjesën e përparme.

Sipas policisë, zjarri ka rënë fillimisht në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit Arben Alushi, i cili është dhe kryeinxhinieri i OSHEE-së.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.