Regjistrohen 25,458 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,002 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.