Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 31.084. Mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,033 persona.
Po ashtu mësohet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.
Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.