Regjistrohen afro 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,992 persona. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.