Tërmeti tund Durrësin.

Lëkundja sizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Ruhter lëkundi tokën e Durrësit pak minuta më parë, në orën 15.21.

Tëmeti ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, sipas EMSC dhe është regjistruar në thellësinë 10 km.

Lëkundja ka zgjatur vetëm pak sekonda, por është ndjerë në pallate dhe banesa private.

Ndërkohë, në orëm 15.12 është regjistruar një tjetër lëkundje, këtë herë me magnitudë më të vogël, 2.3 të shkallës Rihter.

Edhe në këtë rast epiqendra ka qenë në detin Adriatik.