Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndjekur nga afër punën që po bëhet për rehabilitimin e varrezave të qytetit.

Ajo bën me dije se ndërsa vijon puna e pastrimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës në qytet, po kështu po punohet intensivisht që edhe në varreza të kryhet një pastrim masiv i barishteve dhe mbeturinave inerte, si dhe një sistemim tërësor të të gjithë kësaj zone në mënyrë që të krijohet një mjedis dinjitoz.

Kryetarja e bashkisë Durrës ka edhe një mirënjohje për punonjësit që pavarësisht temperaturave të larta të këtyre ditëve vijojnë intensivisht punën jo vetëm në rehabilitimin e varrezave, por edhe në mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe pastrimin e përditshëm të të gjithë qytetit.