Reshjet më të dendura kanë qenë në lartësitë mbi 1000 m, duke përfshirë edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës.

Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit në këto zona. Ndërkohë, firmat nënkontraktore janë në gatishmëri për të shmangur vështirësitë në qarkullim, pasi sipas meteorologëve, intensiteti i reshjeve pritet të rritet në orët në vijim dhe ditën e nesërme.

Sektori i qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në zonat malore dhe të përdorin goma dimërore.