Rikthehet mozaiku i famshëm “Bukuroshja e Durrësit” në qytetin bregdetar, pas vitesh të tëra që qëndronte i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Restauratori Agron Islami, i cili do të punojë tashmë pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit së bashku me grupin e tij për të ribashkuar pjesët e mozaikut rrëfen se do të jetë një punë e gjatë për ta ribashkuar të tërin.
Bukuroshja e Durrësit është një mozaik polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri.
Mozaiku ka një sipërfaqe prej 9 metrash katrorë dhe ka formë eliptike e që paraqet kokën e një gruaje në një sfond të zi, të rrethuar nga lule dhe elemente të tjera lulesh. Ai u zbulua në vitin 1917 në Durrës.
Mozaiku ndodhej i ekspozuar prej fillimit të viteve ’80 në Muzeun Kombëtar të Tiranës.





