Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet se qeveria ua ka bërë shumë të vështirë jetesën qytetarëve të Durrësit, duke nisuar nga problemet me drejtësinë, apo edhe kostot.

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Meta tregon se qytetarëve të Durrësit do u hiqet Gjykata e Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë që u është hequr edhe zyra e Kadastrës, e cila është transferuar në Tiranë.

Gjithashtu thekson se Durrësi ka shumë arsye  të forta për të votuar ndryshimin dhe për të ndëshkuar ‘sektin e rilindjes’.

Statusi:

Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë.

Pra, qytetarëve të Durrësit, “Rilindja” vetëm ua ka larguar shërbimet, j’ua ka bërë tepër të vështirë marrjen e drejtësisë, u ka rritur kostot për shkak të distancës dhe nuk ka ofruar asnjë lehtësi, përveçse ju ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën.

Ndaj Durrësi do të votojë masivisht për Ndryshimin, për të ndëshkuar sektin e “Rilindjes”, që e përdor Durrësin vetëm për të vjedhur e plaçkitur pasuritë e tij dhe taksat e qytetarëve.

Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!