Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka vizituar ditën e sotme banesat e reja që janë rindërtuar në Manzë.

Në postimin e saj në “Facebook”, Sako thotë se familjet të cilat u dëmtuam nga tërmeti i 26 nëntorit, hynë tashmë “në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë.”

Kryebashkiakja shprehet se rindërtimi do të vazhdojë derisa të strehoen të gjitha familjet e dëmtuara.

Postimi i plotë:

Në njësinë administrative të Manzes duke vizituar shtëpitë e reja që janë ndërtuar.

Në këtë njësi familjet e Lulzim Hoxha ,Gentian Hoxha, Pellumb Farruku ,Shpetim Farruku,Fatmir Karai,Sabri Karai, sapo hynë në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë.

Jam shumë e lumtur për këto familje që u bënë me shtëpi të re, por rindërtimi vazhdon për t’i shkuar deri në fund angazhimit për ti strehuar të gjitha familjet e dëmtuara.