Kampionati është në pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Periudhë kjo që do t’i shërbejë skuadrës së Teutës, të rifitojë energjitë e humbura në mënyrë për të përballur pjesën e mbetur të sezonit. Ky pushim do t’i shërbejë gjithashtu edhe lojtarëve që janë të dëmtuar, të cilët mund të rikuperohen dhe të jenë gati për sfidat e radhës. Por pavarësisht kësaj, te Teuta tashëm po gjejnë qetësi. Rikthimet do të vazhdojnë të jenë prezente edhe kundër Tiranës, takim që është parashikuar të luhet më 29 mars. Ledio Beqja do të mund të japë kontributin e tij ndaj bardhebluve dhe kjo shton optimizmin tek Edi Martini. Mesfushori ishte ndëshkuar me karton verdhë në derbin me Erzenin dhe në këtë mënyrë kishte plotësuar numrin 4 të tyre.

Teuta zbriti në fushë. Durrsakët e mbyllën javën e fundit të kampionat brenda pritshmërive, por edhe me moral të lartë. Ky pushim pritet t’i vijë në ndihmë trajnerit Edi Martini për të rregulluar sa të mundet diçka në skuadrën që ai e drejton prej kohësh. Dhjetë pikë në 5 ndeshjet e fundit, “ringjallet” Teuta e Edi Martinit. Pas Vllaznisë, Teuta është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në 5 ndeshjet e fundit të Superiores. Durrsakët ia kanë dalë të grumbullojnë 10 pikë nga 15-të të mundshmet, duke u ngjitur dukshëm në klasifikim. “Djemtë e Detit” kanë mundur të gjejnë formulën e suksesit dhe tashmë janë shumë afër për të lënë zonën e “Play-Out”.

Në fakt kanë kuotë të njëjtë pikësh me Laçin që ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim, por Teuta ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Edi Martini ka “ringjallur”më në fund durrsakët, të cilët tashmë janë kthyer në një “kockë” e fortë në kampionat. Gjatë këtyre 5 ndeshjeve janë mposhtur nga Vllaznia 2-1, kanë triumfuar me Kukësin 1-0, kanë barazuar 0-0 me Egnatian si dhe kanë fituar 3-0 me Erzenin dhe1-0 me Partizanin. Kanë shënuar 6 gola dhe kanë pësuar 2 të tjerë. Siç duket mbrojtja është kthyer në një “mur” të fortë, ndërsa sulmi po funksionon siç duhet, me durrsakët që tashmë kanë çdo gjë në dorën e tyre për të lënë vendin e 8-të në Superiore.