Policia e Durrësit ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në pranga ka përfunduar dhe një 54-vjeçar banues në Shijak, për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.