Në pranga ka rënë një 35 vjeçar banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Ndërkohë një 37 vjeçar, A.LL, banues në Rubik u arrestua  pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.