Reshjet e shiut kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave nga kodra e Currilave në rrugë.

Reshjet provokuan rënien masive të dherave në drejtim të rrugës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të bllokohet në këtë aks rrugor.

Aktualisht shërbimet e ndërmarrjes Rruga dhe NSHK Durrës po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes.

Kodër Vila prej shumë vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash gjithnjë në stinën e dimrit.